Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shtutgart të Gjermanisë ka takuar dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me veprimtarinë e tyre në Gjermani, lidhjet me vendlindjen dhe mundësitë e investimeve.
Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes në Kosovë, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë klimën investive.
Po ashtu, Veseli tha se Kosova ka nevojë edhe për dijen dhe përvojën e njerëzve të saj, të shkolluar në universitetet perëndimore.
“Shteti i Kosovës do të jetë përherë krah jush, por ai gjithashtu ka nevojë edhe për krahun dhe dijen tuaj. Ju duhet të mendoni që ngadalë të shihni mundësinë e investimeve në biznese në Kosovë dhe të krijoni profite, por edhe të hapni mundësi të reja për bashkëqytetarët e juaj në Kosovë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...