Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështje të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland ka thënë se për të ecur Kosova përpara duhet themeluar Gjykatën Speciale.
Nuland ka thënë se Shteti i Kosovës dhe lidershipi duhet të tregojnë mençuri për të mbyllur edhe këtë kapitull për Kosovës.
Nulan këto deklarata i ka bërë në takimin që ka pasur me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sipas njoftimit nga ana e Kuvendit në takim është theksuar nevoja e ecjes përpara të shtetit të Kosovës, në integrimet evroatlantike dhe për këtë, Nuland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së.
Po ashtu siç theksohet në komunikatë Nuland shprehu nevojën që shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut me Serbinë dhe gjykata speciale.
“Duke u ndalur në këtë të fundit, Znj. Nuland theksoi se është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi të ecë përpara, ndërsa kryetari Veseli theksoi se Republika e Kosovës do të kapërcej këtë sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”.
Në takim u bisedua edhe për çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si parakusht themelor për të ndërtuar një ambient më kredibil për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nuland gjithashtu shprehu vlerësimet e Qeverisë amerikane për rolin shumë pozitiv dhe rezultativ që është duke dhënë shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjive të tij. Ajo siguroi se edhe në këtë rrafsh mbështetja amerikane për Kosovën do të jetë e plotë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...