Bordi i Grupit të Grave Deputete në përbërje: Blerta Deliu Kodra, Njomza Emini, Time Kadriaj, Shukrie Bytyqi, Jelena Bontiq dhe Mufera Shinik, u pritën sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Fillimisht kryetarja e Bordit të GGD-së, Blerta Deliu Kodra, njoftoi kryetarin për punën e GGD-së, si grup gjithëpërfshirës, i cili do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e rolit të gruas.
Ajo përmendi edhe nevojën për përkrahje nga Kuvendi për Grupin e Grave Deputete në projektet e këtij grupi, por edhe në sigurimin e stafit të përhershëm mbështetës.
Kryetari Kadri Veseli, uroi Blerta Deliu Kodrën për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së.
“Unë do të përkrah GGD-në në çdo iniciativë për përmirësimin e pozitës së gruas dhe do të interesohem t’ju sigurohet mbështetja e nevojshme për mbarëvajtjen e angazhimeve të GGD-ës”, theksoi Veseli.
Deputetja Time Kadriaj, theksoi rëndësinë që me ligj dhe Rregullore të Kuvendit të sigurohet përkrahje për GGD-në, ndërsa Shukrie Bytyqi tha se edhe në administratën e Kuvendit duhet të respektohet barazia gjinore.
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...