Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se takimet e tij me qytetarët nuk janë në kuadër të ndonjë fushate zgjedhore.
Ai ka deklaruar se është duke dëgjuar vërejtjet dhe këshillat e qytetarëve, sepse e di se ata ballafaqohen me halle jo të vogla, dhe janë lënë anash nga politika, njofton Klan Kosova.
“Politika dhe politikanët kanë ngecur. Jemi duke u marrë shumë me veten dhe po i harrojmë problemet e qytetarëve”.
“Jam shumë i kënaqur shumë për këto takime me qytetarë. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm. Që kanë vullnet për të punuar, por edhe nevojë për ndihmë”.
“Ne nuk mund ta injorojmë faktin se qytetarët janë të pakënaqur me politikën. Ne duhet të dalim nga kjo situatën. Edhe unë vet jam shumë i zhgënjyer me këtë gjendje”.
“Kam vendosur që të mos hyn në konflikte politike, por të dëgjoj atë që kanë të thonë qytetarët. Kjo gjë nuk ka të bëjë aspak me luftën për pushtet. Nuk ka të bëjë me zgjedhje”.
“Qytetarët nuk i kanë hallet e politikanëve. Qytetarët kanë nevojë për punë. Kritikat dhe sugjerimet e tyre do të jenë obligim jetësor imi”.
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit
Një italian po hetohet për “turizmin e snajperëve” në Saraje...
Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit q...
E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain
Transferohet në QKUK i moshuari që u godit nga vetura në Mit...