Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas dështimit për ta votuar rezolutën për personat e pagjetur, theksoi se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë.
Ai tha se në sallë janë vetëm 56 deputetë, derisa në listën e nënshkrimeve për mëditje, ishin mbi 90 deputetë të nënshkruar.Megjithatë, vendimin për t’ua ndalur mëditjet, do ta marrë Kryesia e Kuvendit, pasi Veseli tha se nuk dëshiron të marrë vendime arbitrare, ani pse ai ishte pro kësaj ndaljeje.
Disa deputetë thanë se nuk duhet ndalur mëditjet, jo për faktin e parave, por për shkakun se një numër i madh kanë qëndruar në Meje ku janë përkujtuar të rënët e masakrës së Mejës, e shumë tjerë po ashtu i kanë përkujtuar të rënët në masakra tjera.
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës