Kryekuvendari, Kadri Veseli, me rastin e fillimit punimeve të rrugës Klinë e Eperme – Komoran, ka thënë se në Kosovë po ndodhë zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv.
Veseli tha se për një shekull rresht në këtë rrugë kanë ecuar heronjtë që bënë historinë e Kosovës, ata që punuan e luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga çetat e Ahmet Delisë e Azem Bejtes, luftëtarët e Shaban Polluzhes, e deri tek njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot jemi këtu, në fillimin e punimeve të kësaj rruge për të nderuar kujtimin e tyre. Njëkohësisht, për të dëshmuar forcën tonë për të ecur përpara, forcën tonë për ta zhvilluar Drenicën, për ta zhvilluar Kosovën, për ta fuqizuar shtetin dhe garantuar të ardhmen e sigurtë për fëmijët e Kosovës”, tha Veseli. Ai shtoi se ata që sot dyshojnë se në Kosovë po ndodhe ndryshimi pozitiv, janë të njejtit që dje mendonin se nuk mund të çlirohet Kosova. “Ne e çliruam Kosovën. E bëmë shtet të pavarur dhe sovran. Do ta bëjmë shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe vend dinjitoz për qytetarët e saj, me rrugë moderne, spitale, shkolla e vende pune për të rinjët e Kosovës. Nuk ka forcë që mund të na ndalë në këtë mision të shenjtë”, theksoi kreu i Kuvendit.
Veseli propozoi që kjo rrugë moderne, nga Klina e Eperme e deri në Komoran, të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha.
“Shaban Polluzha ishte ai që shtroi për ne rrugën e lirisë. Sot ne e nderojmë këtë burrë të madh të Kosovës duke i vënë emrin e tij kësaj rruge moderne të Kosovës moderne dhe të zhvilluar”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...