Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Dubai nga ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mansouri, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Kryetari Veseli ka prezantuar te Ministria e Ekonomisë potencialet që ka Kosova për investime në agrokulturë, turizëm dhe industri.
Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Sultan Bin Saed Al Mandouri tha se Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin Kosovën si vend strategjik për investime në turizëm dhe bujqësi, për shkak të pozitës gjeografike.
Ai tha se Kosova ka potencial dhe resurse përmes të cilave mund të krijojë perspektivë të sigurt për zhvillim të hovshëm ekonomik.
Kryetari Veseli kërkoi nga ministri i Ekonomisë së EBA-së që t’i nxisë investitorët e vendit të tij të vizitojnë Kosovën dhe të investojnë në fushat përkatëse, pasi sipas Veselit, Kosova ofron shumë mundësi dhe ka resurse humane për investitorët e huaj.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...