Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti të martën në një takim David Cullen, kryesues i ri për Njësinë e Kosovës në Bruksel, si dhe Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë.
Në takim u bisedua mbi ecurinë e dialogut për procesin e Stabilizim Asociimit, proces që pritet së shpejti të përfundojë me nënshkrimin e MSA.
“Kosova ka bërë punën e saj dhe ka përmbushur obligimet që dalin nga ky proces”, tha Veseli, dhe shprehu besimin se BE-ja shpejt do të nxjerrë vlerësimet e saj pozitive për këtë gjë, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në takim u bisedua edhe për Raportin e Progresit dhe Veseli me këtë rast potencoi se Kuvendi i Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të demokracisë parlamentare duke rritur transparencën e procesit ligjdhënës përmes përfshirjes së shtuar të shoqërisë civile dhe mediave në këtë proces.
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...