Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova pret që shteti i Serbisë ta njoh shumë shpejt pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.
Veseli e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Kosova pas tre muajsh feston 10 vjetorin e pavarësisë dhe se Serbia duhet ta njoh këtë fakt.
“Pas tre muajsh Kosova feston 10 vjetorin e pavarësisë së vet. Kosova është dëshmuar si shtet që ka kontribuar në paqe dhe demokraci në rajon dhe më gjerë. Ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira të fqinjësisë me shtetet përreth ndërkaq edhe me Republikën e Serbisë po Presim që Republika e Serbisë shumë shpejt ta njeh edhe pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.
/arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...