Veseli: Populli ynë do të jetë krenar me gratë që luftuan për liri

17:35 | 12 Qershor 2015
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se memoriali “Heroinat” i cili është vendosur sot në Prishtinë, do të jetë një dëshmi e përhershme e mundimeve, vuajtjeve dhe sakrificave të nënave, vajzave dhe grave kosovare në luftën tonë të gjatë për liri dhe dinjitet.

Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se populli ynë do të jetë krenar me to.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Memoriali ‘Heroinat’ i vendosur në qendër të Prishtinës do të jetë një dëshmi e përhershme e mundimeve, vuajtjeve dhe sakrificave të nënave, vajzave dhe grave kosovare në luftën tonë të gjatë për liri dhe dinjitet. Populli ynë do të jetë krenarë me to për jetë e mot!” (sic), ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale