Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se po e mban fjalën për transformimin e stadiumin olimpik “Adem Jashari”.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit, shkruan arbresh.info.
“Në muajin gusht, Mitrovicës ia dhamë fjalën se do ta transformojmë tërësisht stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe këtë fjalë po e mbajmë. Tashmë është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit”, ka shkruar Veseli.
Ai po ashtu ka shkruar se vlera e investimit do të jetë mbi 10 milionë euro.
“Vlera e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro. Me këtë, Kosova, si një kampione në sporte, po krijon kushte edhe më moderne për sportistët tanë. Investimet do të ndodhin edhe në sporte të tjera”, ka përfunduar Veseli./Arbresh.info/

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...