Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një takim me deputetët e grupit parlamentar 6+ ku është diskutuar për aktin ndaj flamurit të Turqisë.
Veseli në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre.
Statusi i plotë:
Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë.
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...