Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ish-ambasadorin William Walkder si dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, kanë përuruar Palestrën Sportive në Shtime.
Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, së bashku me ish-ambasadorin William Walkder si dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, kanë përuruar Palestrën Sportive në Shtime.
Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për qytetarët e Shtimes, sot është festë e dyfishtë.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Në këtë ditë feste, për qytetarët e Shtimes kishte edhe një gëzim më shumë.
Bashkë me ambasadorin Walker, krerët e komunës, ministrin Gashi dhe shumë qytetarë, përuruam Palestrën Sportive të qytetit, një objekt modern që do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për sportistët e kësaj komune që të zhvillojnë talentin e tyre.
Në Shtime dhe qytete tjera, do të rriten investimet në sport dhe kulturë.






Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...