Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për Vetingun në sistemin e drejtësisë dhe policisë.
Veseli ka thënë se vetingu nuk bëhet të frikësohet askush, dhe se vetingu sipas Veselit duhet të ndodhet para një viti.
“Vetingu në sistemin e drejtësisë dhe policisë, ne nuk po frikësojmë kërkon. Nuk është përkrah as opozita nuk e ka përkrah nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me vetveten”, ka thënë ai në Rubikon.
Veseli ka thënë se duhet të ketë një komision parlamentar kundër korrupsionit.
“Pse mos ta kemi një komisioni parlamentar kundër korrupsioni, edhe opozita ka akces të plotë në dokumentet zyrtare”, u shpreh ai.
Tutje, ai ka thënë se Ministri i Drejtësisë ka bërë punë të jashtëzakonshme si ligjin për konfiskimin e pasurisë, një ndër ministrat më të suksesshëm ka qenë Abelard Tahiri.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...