Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka dashur t’i komentojë e as të merret me listat që po qarkullojnë në lidhje me emrat e mundshëm që do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Kështu thotë këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Driton Lajçi.
Në një intervistë për RTK-në, Driton Lajçi, thotë se duhet të kihet kujdes sa u përket këtyre listave.
Ai ka thënë se kryeparlamentari nuk i ka komentuar këto lista pasiqë nuk vijnë nga ndonjë organ i akuzës.
Lajçi thotë se ekipi i kryeparlamentarit ka pritur që me publikimin e këtyre listave të merrej, apo siç tha ai, të sqarohej Ministria e Drejtësisë.
“Të them të drejtën nuk kemi diskutuar. Jetojmë në një vend demokratik, ka rrjete sociale, ka rrjete të informacioneve. Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë publikime të ndryshme. Derisa nuk vien nga organi i akuzës, gazetarët mund të proklamojnë dicka nei komentojmë, i dëgjojmë, i shohim mirëpo nuk i marrim si serioze sepse gazetarët nuk janë organ i akuzës. Unë kam pritur që Ministria e Drejtësisë apo Task Forca e EULEX-it të sqarojë se këto lista kanë apo nuk kanë mbështetje nga një organ i akuzës. Kemi pritur që organet e drejtësisë të merren me atë se këto lista kanë apo nuk kanë mbështetje juridike”, ka thënë ai.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...