Veseli nis vizitën në SHBA, thellon bashkëpunimin Kosovë – SHBA

20:09 | 1 Shkurt 2017
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlmentari Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kryetarit të Kuvendit.

Sipas njoftimit, në ditën e parë të vizitës, kryetari Veseli ka zhvilluar takim me kongresmenin e Partisë Republikane, Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës.

Në këtë takim, Veseli ka marrë konfirmimin e kongresmenit republikan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e parezervë për Kosovën dhe do të japin mbështetje edhe më të madhe për arritjen e njohjeve të reja.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeparlamentari Veseli do të ketë edhe takime të tjera dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington./Arbresh.info

16443999_10212717498110278_631067929_o-650x358 16491318_10212717498150279_2099040801_o 16425566_10212717498310283_1631213480_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme