Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do t’i pret në takim nesër përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në një njoftim dërguar mediave nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky takim do të mbahet në ora 11:00. Nuk dihet ende se cila do të jetë tema e diskutimit, transmeton Indeksonline.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në vazhdimësi kanë kërkuar nga Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë më shumë përkujdesje ndaj shqiptarëve të atyre zonave. Në shumë raporte e publikime shqiptarëve të atyre zonave thuhet se banorët e tri komunave me shumicë shqiptare janë diskriminuar nga ana e shtetit serb.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...