Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka quajtur racizëm të skajshëm mundësinë e shtyrjes së vendimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kosova qëndron në shumicën e aspekteve qëndron më mirë se rajoni në rend dhe ligj. Na takon që në dhjetorë të merret vendimi për vizat dhe ndryshe është racizëm i skajshëm,” është shprehur Veseli, raporton arbresh.info.
Sipas Veselit, bashkësia evropiane duhet të reflektojë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe dinjitetshëm drejt vendeve të BE-së.
“Ardhja e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz është lajm i mirë, do të ketë edhe përfaqësues tjerë të lartë të BE-së, dhe e dimë se ka vende skeptike, dhe na është thanë se liberalizimi i vizave është çështje teknike dhe jo politike,” deklaroi Veseli./arbresh.info/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend