Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, ku edhe u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sot pata kënaqësinë që të merrja pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE) në Romë të Italisë, ku edhe u konfirmua formalisht anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja në këtë organizatë ombrellë të partive të ngjashme të qendrës së djathtë përbën një hap të madh drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë sonë si dhe ofron mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar prej partive me më shumë përvojë. Ky anëtarësim gjithashtu ia jep mundësinë PDK-së që të mbrojë e promovojë Kosovën në nivel ndërkombëtar duke ndërvepruar me parti anëtare të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, shkruan Veseli në Facebook./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...