Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik të Kosovës.
Sipas tij, me këtë konsolidohet paqja dhe stabiliteti në rajon.
“Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë. Nëpërmjet kësaj vote konsolidohet paqja dhe stabiliteti në mbarë rajonin dhe dëshmohet edhe njëherë se dialogu e mirëkuptimi është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e trashëguara nga e kaluara. Edhe njëherë vota e bashkombasve tanë u dëshmua vendimtare për këtë rrugëtim prandaj merita e mirënjohje të veçantë iu takon deputetëve shqiptarë që e shtynë përpara këtë proces”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.”

“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...