Veseli: Ndjeva dhimbje kur u rivarrosen gjeneralët Shala e Kiçina në Morinë

18:35 | 21 Qershor 2018
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar fshatin Polac të Skenderajit, në të cilin po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona e Drenicës, për t’i varrosur të njëjtit më pas në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë.

Veseli ka ndjejtur dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, Rasim Kiçina si dhe disa dëshmorë të tjerë.

Postimi i plotë:

Sot isha në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë. Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre.

E gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale