Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në takime të veçanta nga drejtuesit e të dy dhomave të Parlamentit të Italisë, kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.
Në këto takime, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, për ndihmën që Italia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj që nga lufta e këtej, si dhe për fushat në të cilat mund ta mbështesë Kosovën në të ardhmen.
Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar kryetaren Boldrini për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u pajtuan që të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet të cilës Italia do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme për integrime evropiane, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kryeparlamentarit.
Kryetari Veseli i njoftoi drejtuesit e lartë të shtetit italian për proceset në të cilat ndodhet Kosova aktualisht, në kuadër të integrimeve evropiane, për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe detyrat që dalin për Kuvendin në këtë proces, në fushën e legjislacionit.
Kreu i Kuvendit tha se integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është orientim strategjik i Kosovës, ndërsa e ka falënderuar shtetin italian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe kryesenatori italian, Pietro Grasso, konfirmuan përkrahjen e Italisë për proceset e integrimit evropian të Kosovës, duke shtuar se tashmë Kosova ka hyrë në një kapitull të ri dhe shumë shpresues për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës zyrtare në Romë, kryeparlamentari Veseli ka zhvilluar takime edhe me senatorët Aldo Di Biagio dhe Francesco Scalia, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kosovës dhe Italisë./Arbresh.info

LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...