Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se me datën 13 shtator nga ora 10:00 fillon sesioni vjeshtor i Kuvendit.
“Me datën 13 shtator fillojmë sesioni vjeshtorë të Kuvendit. Do të kemi një seancë të re ku do të shqyrtohen 40 pika në rend dite”, ka thënë ai.
Ai ka komemtuar edhe deklaratat e opozitës duke i quajtur manipulime.
“Krejt ajo çka ndodh në Kuvendin e Kosovës varet nga ju qytetarët e Kosovës sepse fjalori që ka përdor opozita është i rëndë por është fjalor politik. Ato çka thotë opozita nuk janë të vërteta. Ne jemi në rrugë të duhur pavarësisht çdo deklarate që dëgjoni. Do të arrihet koncensusi institucional, do të ndërtojmë platformën për dialogun, do të kemi unitet. Kosova është perendimore, është në drejtimin e duhur drejt BE-së, jemi bashkë me SHBA-“, ka thënë ai duke shtuar se politikanët po shpërndajnë fjalë të paqena.
“Kosova është një, nuk do të ndahet me asnjë çmim. Asociacioni i Kosovës me kompetenca ekzekutive nuk do të ketë. Këto qëndrojnë vetëm derisa të qetësohen gjakrat dhe pastaj nxjerrim rezolutën. Po ashtu me 13 shtator është një pikë, propozim i PSD-së për dialogun me Serbinë. Aty duhet të ketë një zgjidhje nëse me të vërtetë shqetësimi është real”, ka thënë ai./Arbresh.info
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...