Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritu në takim familjarët dhe drejtuesit e Shoqatës së personave të pagjetur, me të cilët bashkëbiseduan për hapat e mëtejshëm për këtë çështje.
Veseli nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook ka treguar hapat që do të ndërmerren rreth kësaj çështje:
“-Të fuqizohen mekanizmat që merren me fatin e personave të pagjetur
-Gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm që të ruhen artefaktet deri sa nuk ndërtohet Muzeu memorial.
-Të gjendet një lokacion i përshtatshëm për Memorialin kushtuar të pagjeturve”, ka shkruar Veseli.
Me këtë rast, familjarët e personave të pagjetur kërkojnë që të intensifikohen veprimet e organeve gjegjëse për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe verifikohen vendet që janë të ditura nga dokumentet e regjimit serb se ka varreza masive.
Të pagjeturit mbesin plagë e madhe e popullit tonë, andaj çdo angazhim në këtë drejtim është edhe obligim ligjor por edhe moral e human.
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...