Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar Masakrën e Rezallës.
Në 21-vjetorin e Masakrës së Rezallës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se kjo masakër është një tjetër dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, pavarësisht fakteve që shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë, drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të mos i dënoj siç tha ai, xhelatët që e shkaktuan këtë gjenocid.
“Trupat e një pjese prej viktimave të kësaj masakre u gjendën në vitin 2014 në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë. Serbia, ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë, prandaj kemi mjaft arsye që të tregohemi të kujdesshëm e dyshues ndaj këtij shteti”, ka shkruar Veseli ndër të tjerash.
Postimi i plotë i Veselit, pa ndërhyrje:
Masakra e Rezallës, kryer mizorisht 21 vjet më parë, është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit serb që njollos ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare e cila ende toleron pandëshkueshmërinë e xhelatëve që e shkaktuan.
Trupat e një pjese prej viktimave të kësaj masakre u gjendën në vitin 2014 në një varrezë masive në Rudnice të Serbisë. Serbia, ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë, prandaj kemi mjaft arsye që të tregohemi të kujdesshëm e dyshues ndaj këtij shteti.
Kjo vlen veçanërisht si kujtesë ndaj qeverisë në ikje e cila po flirton me Beogradin duke lejuar futjen në Kosovë të strukturave “humanitare” të dërguara prej këtij shteti.
Gjaku i martirëve te masakres së Rezalles është edhe një dëshmi që ne nuk duhet të lejojmë të devijojmë nga qëllimi ynë i përbashkët për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore