Veseli: Ky është ligj i dinjitetit të veteranit të UÇK-së

11:56 | 30 Dhjetor 2016
M. A.

Përderisa po zhvillohet seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se në prag të Vitit të Ri ndihet shumë i lumtur që po mbyllet ky vit me ata që kontribuan më së shumti për pavarësinë e Kosovës.

“Kemi para vetës Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri i tha pjesët e saj unë vetëm dëshiroj të theksoj se këto ndryshime në ligjin, amandamentimin nuk i zgjedh të gjitha probleme e veteranëve tanë pasi duhen që shumë gjëra të qartësohen por më mirë të shkojmë përmes përmirësimeve hap pas hapi dhe jo të lihet ashtu siç ka qenë dhe të krijohen hapësirë të mjaftueshme ligjore për veteranët e Ushtrisë “, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit ajo çfarë do të ndërrohet është që të ndihmohen veçanërisht familjarët e bashkëluftëtarëve të cilët nuk janë gjallë, për ata është një shumë modeste që do t’u jepet në ndihmë deri në 250.

“Janë diku në bazë kolegëve tanë mbi 800 vetë që nga viti 1999 e deri më tash kanë vdekur dhe nuk kanë përkujdesje të duhur institucionale në të njëjtën kohë bashkë me kryeministrin kemi diskutuar që të mos krijojmë eliminimin e kësaj kategorie nga tregu i punës. Po shohim që nga mbrëmë edhe sot ka një reagim i cili për mu na aspektin e logjikë ekonomike nuk po e di pse është kaq i fortë nga fondi monetar ndërkombëtar që të mos u lejohet veteranëve 50 % i pagës së tyre i cili sipas tyre në bazë të këtij amandamenti po u mundësohet të punohet në bizneset private dhe jo në sektorin publik por kjo kishte ndihmuar në integrimin e tyre por në të njëjtën kohë edhe bizneseve private në bazë të këtyre pagave”, ka shtuar Veseli, transmeton Indeksonline.

Po ashtu Veseli ka theksuar se janë duke bashkëbiseduar me fondin monetar ndërkombëtar pasi që sipas tij është në dobi të bizneseve private që t’i paguajnë bashkëluftëtarët.

“Ne afirmojmë vlerat e Luftës Çlirimtare për liri dhe pavarësi dhe nuk do të ndalemi me kaq ne kemi edhe kategorinë e martirëve do të shikojmë për përmirësime ligjore dhe familjeve të të pagjeturve të cilët janë kategori tejet e madhe dhe të njëjtën kohë meritojnë të dinë për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre. Evitojmë disa nga pengesat që kanë për qëllim t’u bëjnë njollosje kësaj kategorie. Veteranët janë pjesë aktive , kontributëdhënëse jo vetëm në çlirimin e Kosovës por edhe në ndërtimin e Kosovës. Ata nuk kërkojnë privilegje por kërkojnë që të kenë përgjegjësi të barabartë me gjithë shoqërinë. Dua t’i falënderoje ata që janë lartë kolegët e shoqatave dhe në të njëjtën kohë kanë qenë në rend të parë shumë korrekt dhe janë munduar që në asnjë moment të dënohet Kosova në barrë të kolegëve tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka përfunduar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme