Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se sa herë që vjen 7 prilli gjen rastin të kthehet në familjen Demaku të Abrisë.
“ Në konakun e bacës Haxhi e gjej po atë mikpritje që gjeta në ditët e vështira të pranverës 1999”.
“ Me 7 prill të atij viti kur mijëra ushtarë serb mësyn Drenicën, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në vijat e frontit. Atë ditë ra dëshmor Xhevati, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Të lodhur dhe të thyer nga dhimbja për humbjen e tyre, nuk dinim si t’ia jepnim lajmin e rëndë bacës Haxhi”.
“ Kur të gjithë prisnim shpërthimin e vajit në familje, ndodhi ajo që ka ndodhë mijëra herë në familjet shqiptare: në vend të vajit, qëndresa për të mposhtur dhimbjen dhe për të vazhduar deri në fund rrugën e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...