Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, kanë marrë pjesë në një tubim elektoral me gra ndërmarrëse dhe kryefamiljare në Ferizaj.
Veseli ka thënë se vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien qytetare nuk mund të kuptohet pa gjithëpërfshirjen e grave në politikë, biznes dhe menaxhim të institucioneve, thuhet në njoftimin e PDK-së.
“Partia Demokratike e Kosovës ka platformë të qartë për gratë dhe ofron lehtësira të plota fiskale për gratë sipërmarrëse, mbështetje të plotë për projektet e grave në shoqërinë civile dhe fuqizim të rolit të tyre në institucionet e shtetit, prandaj në këto zgjedhje kemi kandiduar tri gra për kryetare të komunave”, ka thënë Veseli.
Brenda një mandati, Veseli ka thënë se Forca e Ndryshimit e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferizajn dhe gjithë komunat e Kosovës do t’i kthej nga qendra të burokracisë shtetërore, në qendra të zhvillimit ekonomik lokal.
“Kudo ku do të qeverisë Partia Demokratike e Kosovës do të dëgjohet zëri i grave. Ky është vizioni i PDK-së dhe i Agim Aliut si kryetar”, ka thënë Veseli.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se zëri i gruas do të dëgjohet në vendimmarrje, në udhëheqje të proceseve dhe në projekte biznesore, transmeton lajmi.net.
“Aty ku merren vendimet për qytetarët e Ferizajt, aty do të jenë edhe gratë”, ka thënë Aliu.
Duke mbështetur PDK-në, Aliu ka thënë se qytetarët mbështesin veten e tyre, familjet e tyre dhe perspektivën ekonomike të Ferizajt.
Policia e Kosovës: Janar–dhjetor 2025, 99 aksidente fatale m...
Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimi...
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...
Napoli merr një lajm të mirë sa i përket gjendjes së De Bruy...
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...