Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman kudo në botë për festën e Kurban Bajramit.
Veseli gjatë vizitës së tij Në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), tha se në ditë të mëdha sic është Kurban Bajrami duhet të kujtohen njerëzit që nuk janë në mesin tonë dhe që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.
“Uroj paqe, dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve. Ky është edhe ajo çfarë bashkëbiseduam edhe me udhëheqësit e BIK-ut. T’i përkujtojmë ata që nuk i kemi në mesin tonë. Ata që bën sakrificë që ne të jemi këtu ku jemi. Si komb, si shtet të ecim përpara. Kemi edhe shumë punë për të bërë”, u shpreh Veseli./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...