Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar heronjtë Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia në 31 vjetorin e rënie
Në një postim në Facebook, Veseli shkruan me punën e tyre Fahriu dhe Afrimi, kanë përgatitur breza veprimtarësh të rinj të kauzës kombëtare.
“Me sakrificën e tyre ata dëshmuan se edhe pas suprimimit të autonomisë, shqiptarët nuk do të dorëzoheshin para terrorit shtetëror. Përkundrazi, Serbia nuk do të ishte e qetë as në qendër të Prishtinës dhe do të merrte si kundërpërgjigje pushkët e lirisë të rinisë shqiptare”.
“Krismat e pushkëve të Fahriut dhe Afrimit ishin paralajmërim i pushkës së vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë një dekadë më vonë. Edhe për neve, aktivistëve të rinj ilegalë të asaj kohe, ky akt shërbeu si obligim për të mos u ndalur në rrugën tonë për liri. Jam krenar që kam qenë shok dhe bashkëveprimtar i Fahriut dhe Afrimit!”
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Fahriun, Afrimin dhe të gjithë dëshmorët e kombit! Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...