Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se sukseset e xhudistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë, tregojnë se Kosova është kampione në xhudo.
Ai ka thënë se fitorja e deri më tash më 4 medalje 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesit më të mirë të potencialit që ka Kosova në sport.
“Deri më tash, 4 medalje – 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesi më i mirë i potencialit të jashtëzakonshëm që ka Kosova në sport”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
“Dje Akili e sot Loriana. Kosova tregoi edhe një herë se është kampione në xhudo. Deri më tash, 4 medalje – 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesi më i mirë i potencialit të jashtëzakonshëm që ka Kosova në sport. Përgëzime gjithë komunitetit sportiv për këto të arritura. Përkrahja për sportistët duhet dhe do të rritet edhe më tej“, ka shkruar Veseli në facebook.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1012081028967103
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...