Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj sulmit të sotëm në Ankara të Turqisë, ku nga një shpërthim janë vrarë 34 persona.
Ky është postimi i plotë i Veselit në rrjetin social:
“Jam i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Ankara të Turqisë, një vendi mik dhe përkrahës i madh i shtetit tonë. I shpreh ngushëllime popullit dhe Republikës së Turqisë. Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre në këto momente të rënda dhe do të jemi përkrah tyre në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje universale”, ka shkruar ai.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...