Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli thotë se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duhet t’i thërras në një tryezë bisedimi liderët e partive politike.
Kjo pas seancës kur opozita gjuajti me vezë Kryeministrin Isa Mustafa, dhe pamundësoi punën e Kuvendit.
Opozita thotë se do të vazhdojnë me defunksionalizimin e Kuvendit, derisa Qeveria të anuloj marrëveshjet e fundit.
Kadri Veseli tha se është urgjente mbledhja e liderëve kryesor në vend, takim ky që do të thirrej nga Jahjaga.
‘Sa me shpejt duhet të ulemi në tryezë të komunikimit vecanërisht duhet të jetë urgjente thirrja e një tryeze të liderëve politikë. Sipas meje do të duhej ta bënte Presidentja e vendit për arsye se është autoriteti më i lartë”, tha Veseli në emisionin ‘Debat’ në RTK.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin