Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kërkuar deputetëve të PDK-së që të jenë në Kosovë në orën 20:00.
“ I / e nderuar deputet ju njoftoj qe me daten 09/05/2017 ne ora 20:00 Mund të ju kërkoj Kryetari- Veseli, ju lutem te jeni te gjith ne Kosovë, sepse mund të ketë zhvillime! Ju lutem konfirmone pjesmarrjen”, shkruan në mesazhin që i është dërguar deputetëve të PDK, raporton TribunaChannel.
Përkundër ditë feste, aktualisht në Kuvendin e Kosovës po qëndrojnë ambasadori amerikan, Greg Delaëie, dhe kryeministri, Isa Mustafa, në takim me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës ka shkuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.
Takimi vie një ditë pasi dështoi mbledhja e Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Ambasadori Delaëie, një ditë më parë ka takuar edhe lidër e dy partive më të mëdha të koalicionit, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, shkruan arbresh.info.
Takimi me deputetët e LDK-së po ndodhë në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar kundërshtimet në lidhje me demarkacionin dhe çështje të tjera./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit