Vazhdojnë të dalin në dritë mosmarrëveshjet në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Ky i fundit tregoi sonte dallimet mes tyre.
I pari i PDK’së Kadri Veseli propozoi pezullimin e taksës ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja për 120 ditë. Kjo nuk mori aprovimin e Haradinajt që kërkon konferencë ndërkombëtare për një çështje të tillë.
Pikërisht këtu nisin problemet e dyshes.
“Unë kam problemin në dy çështje në raport me letrën e Haradinajt. Propozohet një konferencë ndërkombëtar 14 ditore, shtrohet pyetja çka na duhet një konferencë ndërkombëtare, pas 17 shkurtit dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe nën dy, a mos po i hapim rrugë Rusisë për të marr pjesë në konferencë?’, tha Veseli për tv Dukagjinin.
Sipas tij, SHBA janë aleati më i fuqishëm i Kosovës.
Ndërkohë, po sot Haradinaj kishte një përgjigje të ashpër për amerikanët.
“Nëse njëra nga kushtet që e kam nxjerrë unë më prish me dikë, nuk ka dert”, tha kryeministri.
Por një prishje e tillë e raporteve sipas Veselit, do e rrëzonte qeverinë.
“Kosova, Kurrë kurrë, kurrë nuk duhet me e kushtezu Amerikën me asgjë. Ditën që prishet partneriteti me Amerikën, prishet koalicione dhe unë dal prej karrigës. Pa Amerikën nuk mund të mbrohet as veriu e as jugu’, theksoi Veseli.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...