Ndaj ndalimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar edhe kryeparlamentari Veseli.
Veseli në një shkrim në Facebook e vlerësoi të papranueshëm urdhër-arrestin e lëshuar nga Serbia ndaj Haradinajt.
“Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm. Z. Haradinaj duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, Policia franceze ka ndalur sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është ndaluar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...