Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka quajtur “nip i shqiponjës” liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, një ditë pasi u bënë bashkë në garën për zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Këto komente ai i ka bërë tek memoriali përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë.
“Me vjen mirë që është këtu dhe e përshëndes atë që është nip i shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.
Në këtë memorial e pranishme ishte edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, e cila koalicion parazgjedhor është futur me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ky subjekt politik në këtë garë morri me vete edhe Aleancën Kosova e Re, pjesë e së cilës ishte më parë Kusari-Lila./arbresh.info/
Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion”...
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...
Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit
OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes ...
Man United fiton derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit, blindon ...
Thun shpallet kampion i Zvicrës për herë të parë në histori,...