Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të shtetit federal Schleswig-Holstein të Gjermanisë, Kalus Schlie, dhe me këtë rast u shtrua çështja e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të këtij shteti të Gjermanisë federale.
Kryetari Veseli në takim me homologun e tij Klaus Schlie, theksoi se bashkëpunimi i deritashëm me Gjermaninë ishte tejet i rëndësishëm për Kosovën, duke potencuar rëndësinë e përkrahjes së Gjermanisë, jo vetëm me rastin rindërtimit të vendit, por edhe shtetndërtimit, mbështetjen e institucioneve, por edhe përkrahjen pa rezervë për Kosovën në skenën ndërkombëtare.
Në njoftimin për media, thuhet se Veseli theksoi se Gjermania është mostër e zhvillimit ekonomik për neve si vend në tranzicion.
Klaus, thuhet të theksuar se është shumë i inkurajuar me punën që është bërë në Kosovë, jo vetëm në lëmin e sigurisë, por edhe në ngritjen e institucioneve demokratike, duke vënë në dukje domosdonë e zgjidhjes së çështjeve kontestuese me fqinjët nëpërmjet dialogut.
Ai me këtë rast deklaroi se pos bashkëpunimit në rrafshin politik në mes të dyja vendeve, duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme, tashmë duhet të zërë vend të rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik. Ai theksoi se Kosova i takon Evropës dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajë më afër Kosovën.
Në njoftim thuhet edhe se Kryetari Veseli vuri në pah se Kuvendi i Kosovës është i interesuar për bashkëpunim ndër parlamentar me parlamentin e kësaj njësie federale të Gjermanisë, mundësisë për investime në fushën e energjisë së ripërtëritshme si dhe investimet në fushat tjera me interes të përbashkët, Kosovë-Schleswig-Holstein.
“Kosova është vend me potenciale të mëdha në prodhimin e energjisë së ripërtërishme dhe përvoja nga ky shtet verior i Gjermanisë është shumë e mirëseardhur”, citohet kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...