Të premten në Prishtinë u mbajt Festivali Sportiv për fëmijët para fillorë të Prishtinës nën moton “Premtoj fort, do të merrem me sport”, shkruan Arbresh.info
Ku pjesëmarrës ishin fëmijë nga shume shkolla të Prishtinës.
Pjesë e këtij festivali sportiv ishte edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ai i uroi fëmijët me rastin r këtij festivali, duke premtuar investim ne të gjitha fushat e sportit.
“Në sport do të investojmë ne të gjitha fushat, basketboll, futboll, volejboll e ne te gjitha. Ju fëmije jeni kampion, jeni pasardhës të Adem Jasharit jeni pasardhës te kampiones Majlinda Kelmendit, ju jeni forca jeni te gjithë kampionet e këtij vendi” tha Veseli
Gjithashtu të hapur këtë festival e shpalli, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, duke i uruar prindërit dhe fëmijët.
E për t’i argëtuar fëmijët u shfaqen disa figura të animuara, të cilën krijuan një koreografi bashke me fëmijët.
Gjithashtu për herë të parë u ndez edhe flaka olimpike./Arbresh.info

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...