Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujton Masakrën e Studimes së Vushtrrisë në 21 vjetorin e saj.
Veseli e anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se familjarët e viktimave të Studimes, por edhe të qindra masakrave të tjera që forcat serbe kanë kryer gjatë luftës në Kosovë, meritojnë drejtësi.
“Sot mbushen 21 vjet prej masakrimit mizor të 116 shqiptarëve të pafajshëm në Studime të Vushtrrisë, nga forcat kriminale serbe. Familjarët e viktimave të Studimes, por edhe të qindëra masakrave të tjera që forcat serbe kanë kryer gjatë luftës në Kosovë, meritojnë drejtësi”.
“Xhelatët e këtyre krimeve kundër njerëzimit, ende nuk janë dal para drejtësisë, prandaj sot, jo vetëm duhet të përkujtojmë të rënët por edhe të kërkojmë drejtësi për ta. Duhet të pengojmë çdo përpjekje që bëhet për të mohuar e shtrembëruar historinë e popullit tonë duke kundërshtuar çdo përpjekje që bëhet për të relativizuar e rehabilituar krimet e luftës së Serbisë dhe për të njollosur luftën fisnike për liri të popullit tonë”.
“Paqja me Serbinë mund të vihet vetëm në baza të drejtësisë dhe pajtimi i vërtetë me serbët mund të bëhet vetëm kur të thuhet e pranohet e vërteta prej tyre”, ka shkruar Veseli.
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...