Kryetari i zgjedhur pa asnjë votë kundër, në ditën e parë të Konventës së Jashtëzakonshme të PDK-së, Kadri Veseli, në fjalën e tij të parë para delegatëve nisi fjalimin me falënderim për besimin që ju dha.
“Jeta më ka mësuar se asgjë më të shenjtë nuk ka sesa besimi i njeriut dhe faleminderit për këtë besim, do të jem mirënjohës gjithmonë”, tha Veseli.
Ai që në hyrje të fjalës së tij falënderim special pati për ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi. “Falënderimi i parë shkon për njeriun që e udhëhoqi, ndërtoi dhe krijo PDK-në, presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin”, tha kryetari i ri i PDK-së.
“Së bashkë me ju, na presin edhe shume punë të për vendin tonë dhe për PDK-në, ne do të fillojmë menjëherë të punojmë dhe aty ku kemi ngecje do të pranojmë gabimet dhe do të punojmë për ditë më të mira, për arsye që t’i sigurojmë qytetarit të ardhme më të mirë”, tha Kadri Veseli.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Veseli siguroj se do të vazhdohet aleanca e përjetshme me SHBA-të. “Jam shumë i sigurt se PDK do të vazhdojë qëllimin dhe vizionin e saj për shtet të pavarur dhe sovran, të zhvilluar ekonomikisht dhe që punon çdo moment për ndërtimin e shtetit, ne jemi parti pro-evropiane”, ka thënë Veseli.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport