“Kuvendi vazhdon të jetë institucioni më transparent dhe llogaridhënës. Por, kjo nuk mjafton. Ne, po ashtu, kemi nevojë t’i ngrisim kapacitetet tona dhe cilësinë e ligjeve që miratojmë. Kjo është e mundur vetëm me angazhimin tonë të përbashkët”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryeparlamentari Veseli ka falënderuar edhe administratën e Kuvendit për punën e saj, duke u ndalur veçanërisht te departamentet që ndihmojnë në hartimin e ligjeve.
Hartimi i ligjeve cilësore, sipas kryeparlamentarit Veseli, kërkon kohë dhe ekspertizë për fusha të caktuara, që ndonjëherë edhe nuk i kemi.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se për dy vjetët e ardhshme, së bashku me USAID-in dhe një OJQ si zbatuese e kësaj marrëveshjeje, do të angazhohen ekspertët e nevojshëm nga fushat që janë në interes për vendin tonë.
Shuma e kësaj marrëveshjeje arrin në rreth 300 mijë dollarë, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kontribuar me 20 mijë euro, ndërsa USAID-i me rreth 280 mijë dollarë.

Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull