Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar agjendën e takimeve në terren.
Pas Ferizajt e Kaçanikut, ai ka takuar strukturat e partisë në Skenderaj. Veseli ka folur për nevojën e një angazhimi edhe më të madh në shërbim të vendit dhe përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të Kosovës.
“Kosova ndodhet në një situatë aspak të lehtë. Sfidat që ka para vetes janë të mëdha, por edhe të përballueshme. Ne kemi ditur të tejkalojmë momente historike të vështira, kur jemi bashkuar dhe kemi qenë në rrugën e drejt. PDK-ja është parti shtetformuese që buron nga lufta për liri e çlirim të popullit të Kosovës – dhe do të di si të sillet”, ka thënë Veseli.
Ai ka kërkuar nga kryesia e degës që të punojnë pandërprerë për t’i sjellë fitore të reja partisë, dhe që asnjëherë të mos e humbasin besimin në PDK.
Kryetari i degës, Sami Lushtaku ka falënderuar kryetarin Veseli për vizitën duke premtuar angazhim e mobilizim edhe më të madh të partisë në nivel komune./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim