Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka propozuar sot në fillim të seancës së Kuvendit disa rregulla të reja për mbarëvajtjen e seancave.
“Seancat të nis në ora 10:00, në ora 13:00, pauzë deri në 14:30, në ora 17:00 të jetë koha e votimit, orare këto që i kisha inkurajuar të jenë edhe në rregulloren e re të cilën po punohet”, ishte propozimi i Veselit, raporton arbresh.info.
Ky propozim nuk i ka pëlqyer opozitës e cila e ka kundërshtuar atë.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se kjo është tendencë që të tregohet se Qeveria i ka numrat ndërkaq opozita jo.
Sipas saj, kjo Qeveri është e pakicës dhe nuk duhet të vazhdoj më.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë, duke i replikuar Haxhiut se opozitë më të dobët s’ka pasur Kuvendi kurrë.
Propozimi është hedhur në votim mirëpo nuk ka arritur të krijohet as numri minimal i votave që të kaloj.
Vetëm 60 deputetë votuan, 50 për e 10 abstenime ndërkohë që për votim do të duhej të ishin të paktën 61 vota./Arbresh.info
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...