Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot në seancën solemne për nder të senatorit amerikan John McCain se beson se Kosova ka arritur ta jetësoj misionin amerikan në Kosovë.
Veseli e ka falënderuar McCain për angazhimet e vazhdueshme të ShBA-ve dhe të tij personalisht që Kosova të çlirohet dhe të ndërtohet si shtet, shkruan arbresh.info.
“Ju keni qenë një zë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Mbështetjen që keni dhënë dhe fjalët tuaja qëndrojnë edhe kësaj ditë. Kauza e lirisë së Kosovës ishte e drejtë dhe domosdoshme dhe veprimet e SHBA-ve kurrë nuk do të harrohen në tërë Kosovën dhe rajonit. Besoj që jeni të pajtimit se ne ia kemi dalë në jetësimin e misionit amerikan duke përfshirë edhe ndërtimin e shtetit dhe bashkëjetesën”, ka thënë Veseli./Arbresh.info.
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet