Në përmbyllje të “Javës së të Pagjeturve” dhe në përkujtim të Masakrës së Mejes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, bëri sot homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Lëndinën e pikëllimit në Meje, në shenjë nderimi për martirët e lirisë së kësaj ane.
Veseli ndau dhembjen dhe shprehu solidaritetin me familjarët, të cilit 16 vite më parë humbën më të dashurit e tyre.
“Martirët e Mejes, janë shenjë e sakrificës së popullit për liri dhe obligim për angazhim maksimal që të punojmë për të tashmen dhe të ardhmen sa më të mirë të qytetarëve të vendit tonë pa dallim. I përjetshëm do të jetë kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”, ka thënë Veseli.


Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...