Këtë aktakuzë të ngritur nga Gjykata Speciale, ndaj tij dhe presidentit Thaçi po e quan kryekëput politike.
Kështu po mendon kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info
Ai në konferencën e mbajtur para gazetarëve tha se është e qëllimshme pasi një akuzë tillë u bë pak ditë para se të nisnin bisedimet në Washington.
“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Veseli.
E përmes këtyre deklaratave, Veseli thotë se prokurori po mundohet t’i mbuloj motivet e vërteta të UÇK-së.
“Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij. Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike. Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike”, tha Veseli. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2539955806318807/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...