Veseli: 24 marsi, njëri ndër momentet më të lavdishme në historinë njerëzore

10:39 | 24 Mars 2016
M. A.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e 17 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO’s ka shkruar në Facebook se 24 marsi i vitit 1999 është njëri nga ato momentet kur kauza e një populli për të qenë i lirë behët kauzë e gjithë njerëzimit.

Veseli ka shprehur nderime të përhershme të gjithë grave dhe burrave të aleancës veri-atlantike që përkrahën çlirimin e Kosovës.

“Momentet më të lavdishme në historinë njerëzore, janë ato kur kauza e një populli për të qenë i lirë bëhet kauzë e të gjithë njerëzimit.

24 marsi i vitit 1999, është një moment i tillë.

Nderim të përhershëm të gjitha grave e burrave të Aleancës Veri-atlantike dhe qeverive demokratike gjithandej botës që përkrahën çlirimin e Kosovës”, ka shkruar në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale