Mujedin Spahija nga fshati Dubov ka bërë vetëvrasje me armë zjarri në Pejë.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje për vdekjen e pjesëtarit.
Në komunikatë thuhet se me datë 20.09.2016 ne orët e vona të mbrëmjes Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K- Shqiptar, pjesëtar i PK-ës
Rasti është klasifikuar si ‘ Hetim i vdekjes”.
“Ju informojmë se me datë 20.09.2016 ne orët e vona të mbrëmjes Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K- Shqiptar, pjesëtar i PK-ës. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘ Hetim i vdekjes ’. Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës