Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Skenderajt, Besarta Meha-Ademi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se vlera e dëmeve nga vërshimet e muajit janar në këtë komunë, arrin gati 12 milionë euro.
Sipas saj, sot Kuvendi Komunal i kësaj komune ka bërë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e para 3 jave, gjithashtu ka miratuar raportin mbi dëmet nga vërshimet.
Meha-Ademi tha se ky raport do të i dërgohet institucioneve qendrore për përkrahje financiare.
Postimi i plotë:
Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 19 janarit të këtij viti.
Dëmi i shkaktuar nga vërshimet është 11,815,277.69 euro (njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëmbëdhjetëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë e nëntë cent), në ekonomitë familjare, biznese, vetura, bujqësi, arsim, institucione publike dhe infrastrukturë publike.
Pas diskutimeve në këtë pikë dhe sqarimeve nga kryetari Nura dhe kryesuesi i komisionit Aliu, raporti është miratuar me shumicë votash.
Pas këtij procesi, raporti përfundimtar do t’i dërgohet nivelit qendror, për përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve të shkaktuara. /arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...